Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Lifestyle

Pse është e rëndësishme ruajtja e ekuilibrit hormonal te meshkujt

meshkuj

Hormone të caktuara mund të ndikojnë në pamjen dhe energjinë tuaj.

Edhe pse një numër hormonesh mund të ndikojnë në shëndetin e meshkujve, tre prej tyre janë më të rëndësishmet për ta.

Sipas ekspertëve të shëndetit ato janë: testosteroni, hormoni i rritjes dhe kortizoli.

Testosteroni

Sasia e lartë e testosteronit është përgjegjëse për zhvillimin e karakteristikave fizike si mjekra, zëri i trashë e masa muskulare, por jo vetëm. 

Edhe Tri gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje ndërsa plakeni Lifestyle Tri gjëra që duhet t’u kushtoni vëmendje ndërsa plakeni

Nivelet e testosteronit te meshkujt bien me rreth 1% çdo vit pas moshës 30 vjeç.

Por rezultatet nga studimet e fundit, sugjeruan se nivelet e testosteronit bien jo vetëm si pasojë e moshës, por edhe si pasojë e mënyrës së jetesës.

Për shembull, mungesa e gjumit dhe mënyra e të ushqyerit mund të ndikojnë në prodhimin e këtij hormoni.

Konsumi i lartë i karbohidrateve mund të shkaktojë një rritje të insulinës, e cila më pas ka një ndikim negativ si tek testosteroni ashtu edhe tek hormoni i rritjes, thonë studiuesit.

Për shkak të mënyrës së jetesës, autorët e studimit zbuluan se meshkujt që në moshë shumë të re, po përjetojnë ulje të niveleve të testosteronit.

Hormoni i rritjes

Hormoni i rritjes siç e tregon edhe vetë emri, është përgjegjës për rritjen fizike. Sa më të larta të jenë nivelet e tij para përfundimit të pubertetit, aq më i gjatë do të jeni.

Ashtu si testosteroni, edhe nivelet e këtij hormoni ulen me kalimin e moshës.

Edhe Krizë fertiliteti – studimi zbulon se nivelet e testosteronit te burrat janë përgjysmuar Lifestyle Krizë fertiliteti – studimi zbulon se nivelet e testosteronit te burrat janë përgjysmuar

Hormoni i rritjes gjithashtu ndikon në rritjen e niveleve të testosteronit.

Nëse i nënshtroheni trajtimit për të rritur nivelet e hormonit të rritjes, ka të ngjarë të zbuloni se edhe testosteroni do të rritet.

Disa efekte anësore që lidhen me hormonin e rritjes, mund të përfshijnë rritjen e presionit të gjakut dhe rritjen e sheqerit në gjak.

Kortizoli

Nëse punoni me orë të gjata, jeni të shqetësuar për çështje personale dhe nuk jetoni shëndetshëm, mund të keni nivele të larta të kortizolit.

Sa më i lartë të jetë niveli kortizolit në trup, aq më i ulët do të jetë niveli i hormonit të rritjes, shpjegojnë ekspertët.

Ju gjithashtu mund të shtoni peshë, sidomos në zonën e barkut.

Yndyra e tepërt në këtë pjesë të trupit është ndër llojet më të pashëndetshme të yndyrës në trup, sepse lidhet me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe disa lloje të kancerit.

Edhe Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për meshkujt Lifestyle Vitaminat dhe mineralet më të rëndësishme për meshkujt

Përveç kësaj, sa më pak të flini, aq më i lartë do të jetë niveli i kortizolit. Dhe sa më shumë të flini, aq më i ulët do të jetë ai.

Prandaj këshillohet që burrat të jenë të kujdesshëm në lidhje me gjumin, për të mbajtur këto hormone në ekuilibër./AgroWeb.org