Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Paraqitja e Muçit ndaj Eyupsporit mbetet e pasigurt

Ernest Muçi

Mbetet e pasigurt nëse ylli i Trabzonsporit, Ernest Muçi, do të paraqitet kundër Eyupsporit të dielën.
Muçi i mungoi Shqipërisë të dielën ndaj Bjellorusisë për shkak të lëndimit dhe nuk dihet nëse do të jetë gati për ta ndihmuar Trabzonsporin në ndeshjen në fundjavë.

“Trabzonspori po e monitoron nga afër rikuperimin e Muçit. Klubi po pret me padurim lajme për gjendjen e tij përpara ndeshjes kundër Eyüpspor. Me shumë lojtarë kyç jashtë fushës për shkak të lëndimeve, ka shqetësime se edhe Muçi mund të mungojë”, shkruan “takagazete.com.tr”.

Muçi 25-vjeçar është bërë lojtar kyç te Trabzoni.

Në dhjetë ndeshje në Superligën e Turqisë, Muçi ka shënuar tre gola dhe ka kontribuar me gjashtë asistime.