Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Basketboll

Kelly i Vëllaznimit, “MVP” i javës

Kellyy

Amari Kelly i Vëllaznimit të Gjakovës është shpallur “MVP” i javës së nëntë të Superligës së Kosovës në basketboll. 

Më të mirin e xhiros e shpall Federata e Basketbollit e Kosovës.

Kelly shkëlqeu në fitoren e Vëllaznimit ndaj Sigal Prishtinës me rezultatin 66:62. 

Kontribuoi me 29 pikë dhe 17 kërcime. 

Kelly zuri vend në pesëshen e javës bashkë me Laolu Oken e Borës, Shawn Jonesin e Trepçës, Divine Myles të Bashkimit dhe Dominic Artisin e Pejës.