Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
SOT

Hartim Gashi nesër në emisionin e mëngjesit “Sot” për “Food Sector Forum 2026”

Hartim Gashi

“Food Sector Forum 2026”, një nga ngjarjet që synon të fuqizojë industrinë ushqimore në Kosovë, do të jetë temë diskutimi nesër në emisionin e mëngjesit “Sot” në KTV. 

I ftuar do të jetë Hartim Gashi, me të cilin do të flasim për rëndësinë e këtij forumi, mundësitë e reja për bashkëpunim mes bizneseve vendore dhe ndërkombëtare, tërheqjen e investimeve, qasjen në financim dhe sfidat me të cilat përballet sektori ushqimor në Kosovë. Intervista nis nga ora 08:00.