LAJMET E MBRËMJES
Lajmet e Mbrëmjes - edicioni kryesor dhe absolutisht më i besueshëm i lajmeve në Kosovë.
Lajmet e Mbrëmjes - edicioni kryesor dhe absolutisht më i besueshëm i lajmeve në Kosovë.
“Konfront” është emisioni qendror i debatit në KTV, udhëhequr nga Mimoza Koprani Muçaj dhe panelistët, si dhe shumë të ftuar të tjerë për t’i shtjelluar temat më të nxehta politike të çastit.
“Interaktiv” është i pari emisioni i natës në televizionet e Kosovës që merret me temat më të rëndësishme të ditës, politike, shoqërore, kulturore a sportive. Është magazina informative e pakonkurrencë në ekranet televizive në Kosovë.
Edicionet e shkurtra të lajmeve të përgatitura nga Desku informativ i KOHËS që mbulojnë ngjarjet më të reja në vend dhe në botë
Bashkëbisedime të thella të publicistit Veton Surroi me mysafirët e tij. PIKË si pikënisje, pikëtakim, pikëvështrim... si vënie pike
Programi i mëngjesit me një format dinamik që transmetohet live me rubrikat e veta të përditshme dhe javore. Është emisioni ideal për promovimin e aktiviteteve ditore dhe sjell rrëfime të njerëzve të rëndomtë larg politikës.
“Express” është emisioni televiziv me historinë më të gjatë në transmetim në televizionet kosovare. Magazina e pasdites është adresa e parë për temat nga kultura dhe arti.
“Jeta” është emision i veçantë ku Ardiana Dragusha identifikon njerëz të rëndomtë, të papërfshirë në jetën publike, e që kanë arritur suksese në profesionet e tyre, shpeshherë të harruara nga shoqëria. Përtej rrëfimeve personale, emisioni xhirohet në terren, në destinacione shumë atraktive për t’u vizituar.
“Te Linda” është kuzhina më e popullarizuar televizive në Kosovë. Receta me plot shije dhe delikatesë, të realizuara me përkushtim, janë mënyra e duhur për t’u njohur me shijet e reja dhe me ato tradicionale, nga Linda Haxhibrahimi.
“Sporti në KTV” është emision ditor i sportit me shikueshmërinë më të madhe në Kosovë. Është përmbledhja më e thukët e një numri të madh ngjarjesh sportive në vend dhe në botë.
“Programi fluturues i fëmijëve” është emision edukativ dhe argëtues dedikuar fëmijëve. Përmes PFF-së, fëmijët në mënyrë kreative nxiten të rrisin kureshtjen për botën që i rrethon.
“Nëpër Film” është hapësira e rezervuar për adhuruesit e filmit. Lajme nga shesh-xhirimet deri te tapeti i kuq vijnë të përmbledhura në 30 minutat e udhëtimit nëpër botën e kinematografisë.