Profesori i Edukimit Mjedisor Zeqir Veselaj ka komentuar kërkesën e banorëve autoktonë të Rugovës të cilët po kërkojnë shfuqizimin e ligjit për futjen e “Bjeshkëve të Nemuna” në park kombëtar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë emisionin “tre8tre”, në KTV, Veselaj ka thënë se duhet të rishikohet vendimi që ua ndalon banorëve proceset zhvillimore të jetës së tyre.
“Ka pasur banorë që kanë kundërshtuar futjen e zonës në park kombëtarë dhe është dashur të bëhet punë e madhe që të futet në mbrojtje ligjore. Tani banorët janë duke u përballur me një vendim që ndalohet dërgimi i materialit ndërtimorë. Ky vendim i ka dy anët e medaljes. Unë jam shumë dakord që ka qenë e nevojshme intervenimi për të ndalë një ndërtim të egër dhe jashtë çdo normales që po ndodh në zonë, pra nëse i hyhet ndonjëherë kontrollit të ndërtimit në Bjeshkët e Nemuna do të na dalë një rast shumë më i rëndë se Brezovica me ndërtime se çka ka ndodhë. Por jam kundër dhe mendoj që ministrja ka përcjellë një mesazh shumë të keq të banorët në këtë moment sepse në një formë iu ka dhënë një argument se pse ata e kanë kundërshtuar atëherë se e kanë ditë që do të vijë një ditë që kanë me ua blloku proceset zhvillimore të tyre. Ka qenë një vendim i ngutshëm dhe i pabazuar ligjërisht si e kanë vërtetuar juristët që i dëmton interesat afatgjate të parkut”, ka theksuar ai.
“Pra Javën e kaluar i kemi pa që banorët në emër të këtij vendimi kërkojnë nga institucionet shfuqizimin e ligjit për parkun kombëtarë sepse po iu bllokohet jeta e përditshme. Mendoj që një qeveri e ardhshme duhet ta rishikoj këtë vendim që t’i gjej mekanizmat dhe jam shumë për t’i hyrë kontrollit për ndërtimet ilegale që janë duke ndodh atje por banorët autoktonë sepse ata nuk kanë as fuqi ekonomike të bëjnë vila apo lagje të tëra që po bëhen. Natyra duhet respektuar por jo pa respektuar edhe banorët autoktonë atje se në fund të fundit natyra pa njerëz nuk na duhet asgjë”, ka shtuar Veselaj.
Profesori Veselaj ka theksuar se ai është kundër degradimit të Bjeshkëve të Nemuna, por, sipas tij, duhet të përkrahen banorët autoktonë të cilët kanë ndihmuar që këto bjeshkë të futen si park kombëtarë.
“Njerëzit që jetojnë brenda parqeve kombëtare si ata që jetojnë në Rugovë e kanë një privilegj dhe kur janë bërë politikat për futjen e Bjeshkëve të Nemuna në Park Kombëtarë iu ka premtuar investime, përkundrazi pa shkua investimet fare atje po iu vjen një vendim që po iu pengojnë edhe investimet e tyre private që mendoj që shumë më e udhës do të ishte të gjendet një formë që ndërtimet e egra që po ndodh nga banorët jashtë parkut të kontrollohen dhe të vihen në binar dhe të tilla janë shumica. Unë jam shumë për t’i mbrojtur të drejtat e banorëve autokton të Rugovës që i kanë tokat e tyre me gjenerata atje dhe i kanë shtëpitë e tyre e atyre nuk mund t’ua ndalim jetën dhe proceset zhvillimore që i zhvillojnë në emër të mbrojtjes së mjedisit. Unë jam ai që kam përkrahë më së shumti mbrojtjen e Bjeshkëve të Nemuna nga degradimi por kjo ka qenë e kundërta si mesazh që iu ka përcjellë atyre”, ka thënë Veselaj.
Sipas tij, sipas vendimit të ministrisë asnjë material ndërtimor nuk mund të shkojë në Bjeshkët e Nemuna pa aprovimin e komunës dhe ministrisë.
“Ekziston plani hapësinorë i parkut kombëtarë ku përfshihen 3 kategori të mbrojtjes. E para është zona strikte ku nuk lejohet të mos preket asgjë, as drunjtë që i rrëzon era nuk lejohet të preken. Është zona e dytë mbrojtëse që i mbron këto zonat e para strike dhe është zona e tretë që është zona zhvillimore ku lejohet zhvillmi i parkut kombëtarë. Unë kam qenë pjesë e ekipit që e ka bërë atë plan hapësinorë dhe të gjitha banimet, fshatrat që janë në kuadër të parkut kombëtarë bëjnë pjesë në këtë zonë të tretë që është zona zhvillimore ku lejohet ndërtimi dhe biznesi e me çfarë bazë ju i thoni që nuk kanë të drejtë ta bëni këtë. Ajo që ka munguar deri më tani kanë qenë planet rregullative që të hartohet se ku dhe çfarë ndërtimi lejohet. Por kjo prerje kështu me një vendim pa diskutim publik, pasi nuk bëhet asgjë pa diskutuar me banorët pasi parkun kombëtarë mund ta mbrojnë vetëm ata dhe nuk ka shtet që mund ta mbrojë nëse nuk e ka përkrahjen e banorëve. Është dashur përpjekje e madhe për t’i bindë banorët sepse jo të gjithë kanë qenë të lumtur, të i bindim pra që të marrim miratimin e tyre për t’u proceduar një ligj për Parkun Kombëtar”, ka shtuar Veselaj.