Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ariana Grande zbulon vendin më të pazakontë ku ka dëgjuar këngën e saj

ariana grande

Ariana Grande ka treguar se vendi më i pazakontë ku ka dëgjuar një nga këngët e saj ka qenë gjatë një seance depilimi intim me dyllë.

Në një intervistë për revistën Harper’s Bazaar, së bashku me aktoren Beanie Feldstein, këngëtarja tregoi se gjatë trajtimit në sallonin e bukurisë, një nga hitet e saj nisi të luhej në radio. Ajo nuk e kishte menduar se estetistja e njihte, por kjo e fundit i tha se fëmijët e saj e adhuronin serialin e saj.

Ariana e përshkroi momentin si të këndshëm dhe një përvojë që i afroi të dyja, duke shtuar se e pëlqen shumë solidaritetin mes grave.

Ndërkohë, këngëtarja ka marrë katër nominime për çmimet Grammy 2027, përfshirë kategoritë “Kënga e Vitit” dhe “Albumi më i Mirë Vokal Pop” për projektin Petal. Ajo u shpreh shumë e emocionuar për nominimet dhe tregoi se kishte qarë kur mori lajmin.

Grande falënderoi bashkëpunëtorët e saj, producentët Max Martin dhe Ilya Salmanzadeh, si dhe regjisorin Christian Breslauer për kontributin në realizimin e projektit muzikor.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve Grammy 2027 do të mbahet më 7 shkurt 2027, në Los Angeles.