“Fiks n'Kohë” është emisioni më i ri që do ta pasurojë skemën programore të Kohavisionit. Emisioni i përditshëm, nga ora 16:00 deri 16:45, vjen nën moderimin e Kushtrim Bekollit.
Emisioni sjell personazhe që kanë të arritura në teknologji, sport, kulturë. Mysafir i parë do të jetë Ridvan Aliu, personi që prodhon dron kosovar.
Po ashtu shikuesit në +383 48 707 770 kanë mundësi të shprehin opinionin e tyre lidhur me temën. Sot tema e ditës do të jetë: rritja e çmimeve.
Emisioni sjell llojshmëri informatash dhe personazhe që kanë të arritura në sfera të ndryshme të jetës duke tentuar që përmes rrëfimit të tyre të inspirohen edhe të tjerët.
Artikuj të ngjashëm
-
“Skifteri K1” u promovua me video të një kompanie kineze, dy firmat kosovare kanë veç një punëtor
-
“Fiks n’Kohë” sot me paraglajdistin që e vuri Kosovën në hartë botërore
-
Aliu paralajmëron prodhimin e katër llojeve të dronëve në Kosovë
-
Vështirësitë për ngrohje këtë dimër të mërkurën në “SOT”
-
Sonte PIKË me Veton Surroin, mysafir Ali Aliu (II)