Edon Zhegrova ka kontribuar me një asistim në fitoren e Juventusit ndaj Napolit me rezultat 2:0.
Derbi Juventus – Napoli i takoi javës së dhjetë të Serie A.
Zhegrova në fushë u inkuadrua në minutën e 59-të, ndërsa asistoi për Kerim Alajbegovi, i cili realizoi supergol nga distanca.
Zhegrova u lirua nga një futbollist i Napolit, pasoi tek Alajvegoviq i cili me goditje të fortë dhe me ndihmën e shtyllës shënoi supergol për epërsinë 1:0.
Për 27-vjeçarin Zhegrova është asistimi i dytë, ndërsa ka edhe dy gola të shënuar nga tetë ndeshje.
Supergol realizoi edhe Jeremie Boga.
Boga shënoi golin për 2:0 në minutën e 87-të.
Edhe
Zhegrova në formë, asiston në fitoren e Juventusit
Napoli nga minuta e 75-të luajti me një lojtarë më pak në fushë. Luca Marianucci u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.
Te Napoli në pjesën e dytë u paraqit mbrojtësi kosovar, Amir Rrahmani.
Juventusi është ngritur në vendin e shtatë me 17 pikë.
Napoli bie në vendin e tetë me 14 pikë.
Zhegrova asiston në supergolin e Alajbegoviqit
Edon Zhegrova ka asistuar në supergolin e shënuar nga boshnjaku Kerim Alajbegoviq.
Zhegrova pasi u lirua nga një mbrojtës i Napolit pasoi deri tek Alajbegoviq i cili me goditje të fortë shënoi golin për 1:0.
Edhe
Supergol i Zhegrovës për fitoren e Juventusit ndaj Chelseat
Zhegrova në fushë u inkuadrua në minutën e 59-të.
Zhegrova inkuadrohet në fushë
Edon Zhegrova do t’i ketë 30 minuta në dispozicion te Juventusi kundër Napolit.
Edhe
Fiton Juventusi, 20 minuta për Zhegrovën
Në fillim të pjesës së dytë te Napoli u inkuadrua edhe mbrojtësi Amir Rrahmani. Ndeshja Juventus - Napoli i takon xhiros së dhjetë të Serie A.
Rezultati aktual është 0:0