Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, nuk e komentoi paraqitjen e mirë të Edon Zhegrovës në konferencën për shtyp pas barazimit 1:1 me Cagliarin në udhëtim të dielën. Nuk ka folur as vetë Zhegrova, i cili luajti nga fillimi i pjesës së dytë për Juventusin, ndërsa ishte thuajse i pandalshëm për kundërshtarët.
Futbollisti i Kosovës pati disa gjuajtje të forta, të cilat me mund të madh u larguan nga portieri kundërshtar. Po ashtu shërbeu disa herë për bashkëlojtarët. Por aksionet e nisura nga Zhegrova përfunduan pa sukses.
Paraqitja e Zhegrovës u vlerësua nga Juventusi, ndërsa shfaqi një fotografi të tij gjatë një dueli me një lojtarë të Cagliarit.
“Edoni ndezi shkëndijën”, shkruan Juve të hënën.
Edhe mediumet italiane kanë vlerësuar aftësitë individuale të Edon Zhegrovës, por kanë vënë në pah problemet e Juventusit në fazën ofensive.
Zhegrova po shihet si një prej lojtarëve që mund t’i japë më shumë kreativitet sulmit të Juventusit, në një periudhë kur skuadra italiane po has vështirësi në krijimin e rasteve dhe konkretizimin e tyre.
Në një analizë të publikuar nga “Goal”, gazetari Simone Eterno kritikon lojën ofensive të Juventusit, duke theksuar se skuadra nuk mund të mbështetet vetëm te aftësitë individuale të futbollistit kosovar për t’i zgjidhur problemet në sulm.
Sipas analizës, Zhegrova është ndër lojtarët që mund ta ndryshojnë ritmin e lojës përmes driblimeve dhe depërtimeve individuale. Paraqitjet e tij kanë sjellë më shumë gjallëri në fazën ofensive të skuadrës, veçanërisht në situatat kur Juventusi ka vështirësi të depërtojë përmes lojës së organizuar.
Për Zhegrovën, kjo analizë paraqet një vlerësim të aftësive të tij teknike dhe potencialit për të ndikuar në lojën e Juventusit.
Ish-mbrojtësi i Italisë, Giuseppe Bergomi, po ashtu thur lavde për Zhegrovën.
“Më pëlqeu më shumë Juve në pjesën e dytë me Alajbegoviçin dhe Zhegrovën dhe dy sulmuesit. Ekipi krijoi më shumë raste sepse ekipi i Spallettit ka shumë rrjedhshmëri në pasime, dhe me role të përcaktuara mirë, ata arritën të krijonin diçka konkrete”, komentoi Bergomi paraqitjen e Zhegrovës..
VIDEO: Pasimi i përkyrer i Zhegrovës
How dumb can you be not to shoot from there, Zhegrova gave him the perfect pass pic.twitter.com/D0sMMYIzzV
— SELO 🇽🇰 (@FCBSelo) October 12, 2026
Daniele Adani, ish-mbrojtësi i Interit dhe Fiorentinas, u përqendrua më shumë te Zhegrova në analizën e bërë në “Rai Sport” për paraqitjen e Juventusit.
“Zhegrova është një lojtar gjysmë ore dhe a mund të ketë Juve lojtarë të tillë? Ne kemi nevojë për lojtarë që janë gati për të startuar, jo lojtarë që luajnë vetëm tridhjetë minuta. Zhegrova është një lojtar që për klube që përfundojnë në venin e gjashtë, por bën një hap përpara vetëm kur dikush si ai luan tre ndeshje radhazi”, ka thënë Adani, i cili ka pesë paraqitje për Italinë.
VIDEO: Momenti kur Zhegrova kërkoi penallti
Chi ha sparato Zhegrova? pic.twitter.com/z3nIKckUwD
— Gaia (@gaiacagliari96) October 12, 2026