Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fiton Juventusi, 20 minuta për Zhegrovën

Juventus

Edon Zhegrova luajti nga minuta e 71-të te Juventusi të dielën, në ndeshjen e xhiros së 33-të të Serie A të Italisë. 

Juventusi fitoi 2:0 ndaj Bolognas me golat e Jonathan Davidit në pjesën e parë, dhe atë të Kephren Thuramit në pjesën e dytë. 

Juventusi me fitore forcohet në vendin e katërt me 63 pikë, tri më pak se Milani dhe Napoli që zënë pozitën e dytë dhe të tretë.


Zhegrova në lojë, 20 minuta për kosovarin

Edon Zhegrova është inkuadruar në lojë te Juventusi në minutën e 71-të ndaj Bolognas.

Edhe Zhegrova mbetet në stol në fitoren e Juventusit Futboll Zhegrova mbetet në stol në fitoren e Juventusit

Juventusi është duke fituar 2:0.

Zhegrova ishte në bankën rezervë në dy fitoret e kaluara ndaj Atalantas dhe Genoas.