Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ballkani mbetet pa trajner

Sami Sermaxhaj

Ballkani ka ndarë rrugët me trajnerin Sami Sermaxhaj.

Skuadra nga Suhareka ka bërë të ditur se bashkëpunimi është mbyllur me marrëveshje të dyanshme.

Klubi e ka falenderuar Sermaxhajn për kontributin e dhënë.

53-vjeçari Sermaxhaj më 27 gusht u emërua trajner i Ballkanit.