Edon Zhegrova luajti në pjesën e dytë për Juventusin që barazoi 1:1 me Cagliarin në udhëtim të dielën. Pjesa e parë kishte përfunduar 1:0 në të mirë të Cagliarit, ndërsa vetëm pas inkuadrimit të Zhegrovës në pjesën e dytë, rezultati u barazua 1:1.
Zhegrova u shfaq shumë i rrezikshëm për kundërshtarët. Ishte i pandalshëm në krahun e djathtë.
Futbollisti i Kosovës pati disa gjuajtje të forta, të cilat me mund të madh u larguan nga portieri kundërshtar. Po ashtu shërbeu disa herë për bashkëlojtarët. Por aksionet e nisura nga Zhegrova përfunduan pa sukses.
Ndeshja e xhiros së gjashtë të Serie A ndërmjet Cagliarit dhe Juventusit përfundoi baras 1:1.
Daniele Maldini kaloi vendësit në epërsi 1:0 në minutën e 20-të, ndërsa për 1:1 shënoi Randal Kolo Muani në minutën e 81-të.
Zhegrova për Juventusin në dy ndeshjet e kaluara në Serie A shënoi dy gola kundër Sassuolos dhe kontribuoi me një asistim ndaj Atalantas.
Ai u kthye te Juventusi me një gol dhe një asistim te Kosova, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Edhe
Zhegrova, nga lirimi i parakohshëm te lavdet e Spallettit
Zhegrova shfaqet i rrezikshëm
Edon Zhegrova është shfaqur i rrezikshëm në pjesën e dytë.
Ai pati një gjuatje të fortë të cilën me mund të madh e priti portieri kundërshtar, ndërsa në nje rast tjetër shërbeu për bashkëlojtaret. Por aksioni i nisur nga Zhegrova përfundoi pa sukeses.
Zhegrova u inkuadrua në pjesë e dytë.
Inkuadrohet Edon Zhegrova
Edhe
Asistim i bukur nga Zhegrova në fitoren e Juventusit
Edon Zhegrova është inkuadruar në pjesën e dytë te Juventusi në ndeshjen kunder Cagliarit.
Cagliari e mbylli pjesën e parë 1:0.
Me gjithë formën e mirë, Zhegrova mbetet në stol
Edon Zhegrova ka shfaqur formë të mirë së fundmi te Kosova dhe Juventusi. Por Zhegrova ka mbetur në stol te Juve për ndeshjen kunër Cagliarit.
Ndeshja Cagliari – Juventus luhet sonte nga ora 20:45 dhe i takon xhiros së gjashtë të Serie A.
Edhe
Zhegrova mund të jetë gati për të dielën
Zhegrova u kthye te Juventusi me një gol dhe një asistim te Kosova, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.
Zhegrova për Juventusin në dy ndeshjet e fundit në Serie A shënoi dy gola kundër Sassuolos dhe kontribuoi me një asistim ndaj Atalantas.