Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Andoni: Kosovën e duan si një lloj Tajvani brenda Evropës

Analisti politik, Ben Andoni, ka thënë se në Bashkimin Evropian duan që Kosovën ta mbajnë si një Tajvan brenda Evropës.

Duke komentuar Samitin e Planit të Rritjes në Tiranë të premten dhe kërkesën e përsëritur të institucioneve të Kosovës që t’i jepet statusi i vendit kandidat për pranim në Bashkimin Evropian, Andoni ka thënë se vazhdimisht Kosovës do t’i nxirren pengesa.

Ai ka thënë se BE-ja është indiferente me vite të tëra për çështjen e Kosovës.

“Bashkimi Evropian jo vetëm që mbyll sytë, jo vetëm që toleron Serbinë përballë Kosovës, por ka muaj, vite që është indiferente me çështjet e Kosovës. Po të na dëgjojë burokrati i BE-së do të thotë se ‘inkurajimi jonë për demokracinë, dialogun me Serbinë është shumë i madh e të tjera’. Ne e dimë që nëse s’do të ishte ajo forca e disa personazheve në BE dhe forca e shtetit amerikan, besoj se Kosova do të ishte shumë më pas në proceset integruese sesa që është tani. Me sa kuptoj, duket se Kosova kam frikë se duan ta lënë si njëfarë Tajvani në mes të Evropës. Po i bën të gjitha detyrat e saj. Është vendi më proevropian në Ballkan. Është e gatshme të plotësojë çdo lloj detyrimi nga dialogu me Serbinë. Dhe kur shikon që Kosova derisa ishte Vuçiqi, ishte në çdo minutë e sekondë e rrezikuar madje edhe për sulm ushtarak dhe Brukseli nuk reagon këtu gjen të gjitha përgjigjet. Kosovën duan ta mbajnë në një gjendje që në mënyrë simbolike mund të quhet si Tajvan në Ballkan dhe brenda Evropës”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së.

Tajvani përbën situatë të komplikuar politike. Ai ka territor të ndarë, qeveri, institucione, ushtri për dekada të tëra, por Kina pretendon se është territor i saj dhe nuk e njeh si shtet të pavarur. Tajvani vazhdon të mos jetë anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ai ka akuzuar edhe dy kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës për raportet ndërinstitucionale viteve të fundit. Sipas tij, në Samitin e Planit të Rritjes të premten në Tiranë “kryeministri i Shqipërisë dhe ai i Kosovës u takuan, njëjtë si ai i Shqipërisë me të Malit të Zi”. “Ju duhet të ndiheni si në shtëpi këtu”, ka thënë ai.

Edhe Andoni: Kosova po shkon drejt dështimit si shtet Arbëri Andoni: Kosova po shkon drejt dështimit si shtet

Ai ka thënë se Kosova meriton të jetë në rrugën e integrimit në një rend me Shqipërinë e Malin e Zi, që konsiderohen shtetet që janë më së afërmi për t’u anëtarësuar.

Sipas tij, po që se Shqipëria hyn shpejt në BE, Kosova do të përfitonte shumë.