Talenti 19-vjeçar, Dukan Ahmeti, që luan për Istrën e ka regjistruar asistimin e pestë këtë edicion në elitën e futbollit kroat.
Ahmeti asistoi të premten në fitoren 2:1 të Istrës ndaj Varazhdinit.
Mesfushori me tipare sulmuese asistoi te goli për 1:0 të cilin e realizoi Nik Skafar Zuzic në minutën e 21-të.
Ahmeti e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve në fushë.
19-vjeçari krahas pesë asistimeve ka kontribuar edhe me tri gola.