Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së Rizesporit.
Rizespori të premten mbrëma e mposhti Kasimpashan në shtëpi me rezultatin 3:2, në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të Superligës së Turqisë.
Laçi realizoi për 1:0 në minutën e 22-të.
30-vjeçari Laçi luajti deri në minutën e 86-të dhe ishte më i dalluari në fushë.
Për Laçin ishte goli i katërt këtë edicion në 13 ndeshjet e zhvilluara. Ka edhe një asistim.
Rizespori e zë vendin e nëntë me 20 pikë. Tre pikë më shumë ka Kasimpasha në pozitën e pestë.
⚽️🇦🇱 Goli i Qazim Laçi ndaj Kasimpasa
— AlbanianScout (@albanianscout) November 27, 2026
👏 4 gola e 1 asistim këtë sezon në ligen turke me Rizespor pic.twitter.com/g8La1CnrTz