Aktori Uliks Fehmiu, anëtar i jurisë së çmimit “Bekim Fehmiu” dhe i biri i Bekim Fehmiut, ka deklaruar se ftesa për themelimin e çmimit dhe përzgjedhjen e laureatit e ka “gëzuar”, por se njëkohësisht ndien përgjegjësi për këtë angazhim.
Duke folur për çmimin – në një prezantim të premten, disa orë para ceremoninë së ndarjes së çmimeve në të edicionit të 32-të të Festivalit të Filmit Autorial në Beograd – ka thënë se ai simbolizon emëruesit e përbashkët të hapësirës kulturore të ish-Jugosllavisë, si dhe se këto dallime që e pasurojnë kinematografinë rajonale.
“Dëshira ime dhe e familjes sonë është që vlerat, të cilat sot, për fat të keq, janë të rralla, të vazhdojnë të jetojnë dhe të na kujtohen. Bekimi nuk ka marrë shumë çmime gjatë karrierës së tij. Ndoshta pikërisht për këtë arsye krejt kjo ka kuptim”, citohet të ketë thënë ai.
Ka shtuar se dizajnuesja e çmimit është artistja nga Sarajeva, Shejla Kameriq.
Përzgjedhësi dhe kryetari i Këshillit të Festivalit, Srgjan Goluboviq, ka thënë se Festivali i Filmit Autorial gjithmonë është lidhur me regjisorët dhe biografitë e autorëve të filmave që kanë krijuar historinë e filmit jugosllav”, ndërsa këtë vit ekipi i festivalit “ka ndier nevojën që në fokus të ketë edhe aktorët – diçka që në traditën e filmit jugosllav ndoshta është edhe gjëja më e rëndësishme”.
“Në të gjitha festivalet rajonale ka programe të filmave rajonalë, ndërsa ne kemi konsideruar se Beogradit i nevojitet një program filmash dhe një hapësirë kulturore e ish-Jugosllavisë. Beogradi është vendi i duhur për një program të tillë”, citohet të ketë thënë ai.
Goluboviq ka thënë se emri i Bekim Fehmiut për këtë çmim ishte një zgjedhje “e natyrshme”, si “simbol i filmit jugosllav”.
“Fati i tij si aktor dhe ai personal është i lidhur me atë vend”, ka thënë ai duke shtuar se çmimi për aktorët do të përfaqësojë “një pikë referimi në aktrim dhe etikë, e cila është zor e arritshme”.
Goluboviq ka vlerësuar se “kultura dhe kinematografia rajonale mund të jenë shumë më të lidhura mes vete”.
“Ideja e çmimit është që disa lidhje të ndërprera të rikthehen. Kjo është diçka e natyrshme”, ka thënë ai.