Trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, është paraqitur të premten në konferencë për shtyp, ku ka dhënë detaje rreth lëndimit të mesfushorit Granit Xhaka.
34-vjeçari Xhaka u lëndua më 8 nëntor në ndeshjen ndaj Chelseat.
Ai i ka munguar Sunderlandit në dy ndeshjet e fundit ndaj Aston Villas dhe Jagiellonias. Gjithashtu, Xhaka mungoi edhe në ndeshjet e Zvicrës në Ligën e Kombeve.
Trajneri 50-vjeçar, Le Bris, është shprehur se Xhaka dëshiron të rikthehet sa më shpejt në fushë, por ka theksuar se është e rëndësishme që të mos nxitohet procesi i rikuperimit.
“Është e qartë se ata dëshirojnë t’i bashkohen ekipit dhe ta ndihmojnë skuadrën. Kanë dëshirë të luajnë, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që të ruajnë qetësinë dhe të mos nxitojnë. Ata tashmë kanë filluar të stërviten në fushë, gjë që është pozitive, por nuk duam ta përshpejtojmë procesin e rikuperimit. Si Brian, ashtu edhe Granit, mezi presin të rikthehen në fushë sa më shpejt. Tani gjithçka varet nga mënyra se si do ta menaxhojmë situatën. Nëse nuk janë në gjendje ta përballojnë ritmin deri në fund të sezonit, atëherë nuk ka kuptim t’i aktivizojmë që tani”, ka thënë Le Bris, shkruan të premten “BBC”.
Xhaka këtë edicion ka kontribuar me një asistim në 14 ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.