Soutenez TIME. Préservez la vérité.
Football

Laçi marque un but lors de la victoire de Rizespor

Qazim Laci

Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, ka shënuar gol në fitoren e skuadrës së Rizesporit. 

Rizespori të premten mbrëma e mposhti Kasimpashan në shtëpi me rezultatin 3:2, në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të Superligës së Turqisë. 

Laçi realizoi për 1:0 në minutën e 22-të. 

30-vjeçari Laçi luajti deri në minutën e 86-të dhe ishte më i dalluari në fushë. 

Për Laçin ishte goli i katërt këtë edicion në 13 ndeshjet e zhvilluara. Ka edhe një asistim. 

Rizespori e zë vendin e nëntë me 20 pikë. Tre pikë më shumë ka Kasimpasha në pozitën e pestë.