Edon Zhegrova ka shënuar supergol të mërkurën për Juventusin. Me golin e Zhegrovës nga distanca, Juve fitoi 1:0 ndaj Chelseat të përforcuar shumë së fundi.
Ndeshja ishte miqësore, ndërsa u luajt në Hong Kong, ku Juventusi po qëndron për disa ndeshje përgatitore.
Zhegrova u aktivizua në fillim të pjesës së dytë. Në minutën e 67-të, Juventusi realizoi aksion të gjatë, të nisur nga portieri. Pas shumë pasimeve, topi erdhi te Zhegrova, që goditi thuajse nga vendi me të majtën. Topi shkoi në kënd të portës, duke e lënë pa gjasa portierin e Chelseat.
Për Zhegrovën është goli i parë me fanellën e Juventusit. Ndonëse miqësore, është i rëndësishëm për të ardhmen e 27-vjeçarit te Juventusi.
Sulmuesi i krahut nuk ka realizuar gol që nga 24 nëntori i vitit 2024. Atëbotë realizoi për fitoren 1:0 të Lillet ndaj Rennesit, në kampionatin francez. Më pas Zhegrova mungoi gjatë me një lëndim. Para një viti u transferua te Juventusi, por pa u stabilizuar në përbërjen bazë. Ka pasur momente magjie gjatë edicionit të kaluar, por jo vazhdimisht, dhe pa gol apo asistim.
Për Juventusin kjo ëhstë miqësorja e katërt para edicionit të ri në Serie A. Ndaj Baselit, në barazimin pa gola, Zhegrova luajti një pjesë. Ndërkohë nuk u grumbullua për miqësoren me Standardin, si shumë lojtarë të tjerë. Një pjesë e mori edhe ndaj Nicet në fitoren 2:0 dhe të mërkurën më në fund shfaqi diçka nga “arsenali” i goditjeve të bukura që i ka.
Zhegrova shënon supergol për Juven
Sulmuesi i krahut, Edon Zhegrova, ka shënuar supergol për Juventusin.
Ai realizoi për 1:0 në minutën e 68-të në ndeshjen miqësore ndaj Chelseat.
Në golin e postuar në rrjetet sociale, Juventusi ka shkruar se goli i kosovarit është kënaqësi për sytë.
VIDEO:
Zhegrova u aktivizua në fillim të pjesës së dytë.
Mesazhi i Zhegrovës pas golit të parë me Juventusin
Edon Zhegrova ka dhënë një mesazh për tifozët pasi e shënoi golin e parë për Juventusin.
Zhegrova u shpall më i miri i ndeshjes miqësore me Chelsean, të zhvilluar të mërkurën në Hong Kong.
“Faleminderit të gjithëve për përkrahjen. Jam shumë i lumtur për çmimin e lojtarit të ndeshjes dhe për golin sot. Jam falënderues ndaj ekipit për punën e shkëlqyer dhe shpresoj se do të vazhdojmë t’iu bëjmë krenarë. Shihemi në Perth të Australisë”, ka thënë Zhegrova.
Spalletti flet për golin e Zhegrovës
Trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti, është i lumtur për golin e Edon Zhegrovës. Me golin e Zhegrovës, Juve fitoi 1:0 ndaj Chelseat në miqësore të mërkurën. Për Zhegrovën është goli i parë me fanellën e Juventusit.
Spalleti ka vlerësuar paraqitjen e kosovarit, por i kishte edhe disa vërejtje.
“Goli qartë se është kënaqësi për çdokënd, por vetëm goli nuk mjafton. Vetëm një gol apo asistim nuk janë të mjaftueshëm, nëse nuk ofron përkrahjen e duhur për skuadrën për 90 minuta. Ju shënoni një gol në një minutë, ndërsa ndeshja zgjat 96 minuta. Ajo që vërtetë vlen është qasja gjatë ndeshjes. Ai është paraqitur mirë”, ka thënë Spalletti për “Sky Sports” pas ndeshjes në Hong Kong.
“Është e vërtetë që ai humbi disa topa disa herë, kur ka mundur të shtoj kontinuitet në lojë. Por ai shfaqi cilësitë që ka. Kur e ka topin në këmbë, mund të tërheqë dy apo tre lojtarë pas tij. Ai po ashtu demonstroi kualitetin e gjuajtjes së tij. Gjithnjë bëhet fjalë për t’i shfaqur gjitha këto, për të mbushur lojën dhe për të ndihmuar ekipin të rritet”, ka shtuar Spalletti.