Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për 2027, buxheti për barna të listës esenciale do të jetë 10 milionë euro më i madh

QKUK

Buxheti për barna dhe shërbime në SHSKUK për vitin e ardhshëm do të jetë 9.4 milionë euro më i madh sesa këtë vit. Në total, ky institucion do të ketë 217 milionë euro në dispozicion, ndërsa Ministria e Shëndetësisë 101 milionë euro. Rritje ka edhe për investime kapitale, përfshirë projektet për modernizimin e infrastrukturës shëndetësore dhe ndërtimin e spitaleve e QKMF-ve

Buxheti për mallra dhe shërbime në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar, ku përfshihen barnat e listës esenciale, është rritur për 9.4 milionë euro për vitin 2027, krahasuar me këtë vit.

Nga 69 milionë e 600 mijë euro sa janë në dispozicion për këtë vit, për të ardhshmin janë planifikuar 79 milionë euro.

Sipas të dhënave buxhetore, për SHSKUK-në gjithsej janë ndarë 217 milionë euro për vitin 2027 apo 20 milionë më shumë sesa më 2026.

150 milionë euro janë planifikuar për shërbimet e kujdesit dytësor dhe tretësor, ndërsa 66 milionë euro për administratën qendrore. 

Në vitin 2026, shërbimet e kujdesit dytësor dhe tretësor kishin buxhet 143 milionë e administrata 54 milionë euro.

Edhe Projektbuxheti për vitin 2027, 4.27 miliardë euro Arbëri Projektbuxheti për vitin 2027, 4.27 miliardë euro

Për investime kapitale në SHSKUK, për vitin 2027 janë paraparë 24 milionë euro. Ndër projektet e planifikuara janë 8.7 milionë euro për modernizimin e infrastrukturës së njësive përbërëse, 5.5 milionë euro për blerjen e pajisjeve mjekësore dhe 3 milionë euro për ndërtimin e depos së Barnatores Qendrore në QKUK.

Sa i përket shpenzimeve për paga dhe shtesa, SHSKUK-ja në vitin 2027 do të ketë në dispozicion 108 milionë euro, krahasuar me 101 milionë euro në vitin 2026. 

Numri i të punësuarve në SHSKUK është planifikuar të rritet në 7.658 nga 7.538 sa është këtë vit.
Ndërkaq, buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2027 pritet të jetë 101 milionë euro, një rritje prej 9 milionësh.

Për paga dhe shtesa në MSH janë planifikuar 19 milionë euro, një milion më shumë sesa më 2026, ndërsa për mallra dhe shërbime 41 milionë euro, pesë milionë më shumë sesa këtë vit.

Për investime kapitale, MSH-ja më 2027 do të ketë 25 milionë euro buxhet. Një pjesë do të shkojë për ndërtimin e Spitalit të Ferizajt, të nisur shumë vjet më parë e vlera e të cilit projekt deri më tani ka arritur në 25 milionë euro.

Edhe Heshtja e shtetit për ilaçet që duhet t’i sigurojë vetë Arbëri Heshtja e shtetit për ilaçet që duhet t’i sigurojë vetë

Po ashtu është paraparë ndërtimi dhe zhvillimi i disa Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në vlerë rreth 2.5 milionë euro, si në Drenas, Shtime, Fushë-Kosovë, Ferizaj e Istog.

E Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, për vitin 2027 do të ketë 11 milionë euro buxhet, një milion më shumë sesa në vitin 2026.