Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar transferimin e 4.3 milionë eurove për Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK), të destinuara për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale.
Vendimi është marrë në mbledhjen e 33-të të Qeverisë, ku është miratuar edhe transferimi i një milion eurove për Ministrinë e Punëve të Brendshme, për mbulimin e obligimeve që lidhen me shpenzime operative.
"Qeveria ka miratuar Kërkesën e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, për transfer të mjeteve në shumë prej katër milionë e treqind e tridhjetë e tre mijë e nëntëqind euro, deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht, për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale... është miratuar kërkesa e Ministrisë së Punëve të Brendshme për transferim të mjeteve në shumë prej një milion euro, deri nën 20.68% të ndarjes së ndikuar negativisht, për mbulimin e obligimeve që kanë të bëjnë me shpenzime operative", thuhet në njoftim.
Po ashtu, është miratuar kërkesa e Komunës së Podujevës për transferimin e 300 mijë eurove për mbulimin e obligimeve kontraktuale.
Është miratuar edhe vendimi për caktimin e kompensimit mujor të anëtarëve të Bordit të Drejtorëve të
Edhe
SHSKUK-ja s’i dëgjon ankesat e pacientëve, insiston se ka furnizim me ilaçe
“Korporatës së Ruajtjes së Energjisë – KRE (Energy Storage Corporation – ESCorp)”.
Ndër vendimet e tjera është edhe dhënia në shfrytëzim e një parcele prej 999 metrash katrorë në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës, për nevojat e Ministrisë së Drejtësisë.
Qeveria po ashtu ka nominuar tre përfaqësues të saj në Këshillin Konsultativ për Komunitete.