Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Sipas njoftimit të SHSKUK-së, vendimi për suspendimin e katër punonjësve është marrë nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së, pas parregullsive të evidentuara.
Për këtë çështje është diskutuar edhe në mbledhjen e tetë të Bordit Drejtues të SHSKUK-së, të udhëhequr nga kryesuesi Faik Shatri, ku drejtori i Përgjithshëm, Elvir Azizi, ka raportuar për masat e para disiplinore të ndërmarra.
Bordi Drejtues ka kërkuar nga Drejtoria e Përgjithshme që në çdo mbledhje të raportojë për ecurinë e procedurave disiplinore dhe veprimet e ndërmarra.
SHSKUK ka bërë të ditur se do të vazhdojë trajtimin e rasteve në përputhje me procedurat në fuqi, me synim forcimin e përgjegjësisë institucionale në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues.
Koha ka raportuar ne vazhdimësi për mungesën e barnave dhe materialit shpenzues. Lidhur me mungesën e barnave, Kuvendi ka mbajtur interpelancë më 13 nëntor ani pse kjo nuk i ka dhënë zgjidhje kësaj çështjeje.
-
Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja nën hetim për mungesën e barnave
-
Auditori konfirmon raportimet e KOHË-s për mungesat e ilaçeve në SHSKUK
-
Shërbimi stroke i pafunksionalizuar qe 7 vjet, hapet tender për blerjen e materialeve
-
Qeveria ndan mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna esenciale
-
Vendimi i SHSKUK-së, mbledhjet e Bordit me dyer të mbyllura