Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Phil Collins emocionon publikun me fjalimin e tij në Hall of Fame

Phil Collins

Këngëtari dhe bateristi 75-vjeçar, Phil Collins, u emocionua gjatë ceremonisë së pranimit në Hall of Fame, në Los Angeles. Për shkak të problemeve shëndetësore, ai nuk performoi, por premtoi se publiku nuk e ka dëgjuar për herë të fundit.

“Ju premtoj se nuk keni dëgjuar ende të fundit nga unë”, u shpreh ai.

Collins falënderoi asistenten e tij, duke thënë se ajo i kishte shpëtuar jetën, si dhe menaxherët, bashkëpunëtorët dhe familjen e tij. Ai u shpreh se tani është mirë me shëndet.

Gjatë fjalimit, ai kujtoi gjithashtu karrierën e tij si pjesë e grupit Genesis dhe suksesin si artist solo.

Bateristi i Blink-182, Travis Barker, mbajti fjalimin e nderimit, duke vlerësuar ndikimin e madh të Collins në muzikë dhe në historinë e baterive. Në ceremoni, Barker luajti bateri, ndërsa aktorja dhe këngëtarja Cynthia Erivo interpretoi hitin e tij “In the Air Tonight”.

Phil Collins ishte përfshirë më parë në Hall of Fame në vitin 2010 si anëtar i grupit Genesis.