Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

Kosova mposhtet thellë nga Hungaria në Ferizaj

Hendboll Kosova

Hendbollistët e Kosovës patën nisje të shkëlqyer ndaj favorites së Grupit 4, Hungarisë, në ndeshjen e xhiros së dytë të kualifikimeve për “Euro 2028”. 

Por në fund, Kosova u mposht thellë 34:20, në ndeshjen që u zhvillua në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj. 

Hungaria tani ka dy fitore nga po aq ndeshje të luajtura. Kosova i ka dy humbje. 

Në ndeshjen e parë në Torashvn, u mposht nga Ishujt Faroe, 37:30. 

Kosovës i ndihmoi përkrahja e madhe e tifozëve në palestrën e mbushur plot në Ferizaj. 

Edhe Futsall, Kosova mposhtet nga Italia Futboll Futsall, Kosova mposhtet nga Italia

“Dardanët” në 12 minutat e para të ndeshjes ishin vazhdimisht në epërsi, me golat e Olsi Mulajt, Bujar Ramosajt, Drenit Tahirukajt, Shaban Zogajt e Alban Hazirit. 

Por në vazhdimin e ndeshjes, hungarezët u mobilizuan në mbrojtje dhe patën sulm më efikas, ndonëse në fillim në disa raste golat ua mohoi portieri Haris Berisha.  Hungaria doli në epërsi 8:7 pas 15 minutash lojë dhe më nuk lejoi befasi. 

Pjesën e parë, hungarezët e mbyllën me pesë gola dallim, 17:12.  Në pjesën e dytë e thelluan dallimin në rezultat dhe iu gëzuan fitores me 14 gola dallim, 34:20. 

Shaban Zogaj dhe Drenit Tahirukaj e mbyllën ndeshjen me nga pesë gola. Katër i kishte Olsi MUlaj, ndërsa tri i shënoi Matej Taci. Nga një gol realizuan Sadat Pajaziti, Bujar Ramosaj dhe Armend Alaj. 

Portieri Berisha i pati nëntë pritje nga 31 tentime. 

Te Hungaria më i miri në ndeshje ishte Bence Krakovszki me 10 gola në 13 tentime. 

Edhe Kosova mposhtet nga Ishujt Faroe në nismë të kualifikimeve për Euro 2028 Sporte të tjera Kosova mposhtet nga Ishujt Faroe në nismë të kualifikimeve për Euro 2028

Portieri Laszlo Bartucz i pati 14 pritje nga 34 gjuajtje. 

Ndeshjen e radhës, Kosova e luan më 10 mars ndaj Malit të Zi. Hungaria luan në udhëtim tek Ishujt Faroe.