Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Futsall, Kosova mposhtet nga Italia

Kosova

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall është mposhtur të premten mbrëma nga Italia në ndeshjen dramatike me rezultatin 4:3 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. 

Ishte ndeshja e dytë e Grupin 10 të “raundit kryesor” për kualifikim në Kupën e Botës 2028. 

“Dardanët” në ndeshjen e parë fituan ndaj Gjeorgjisë. 

Michele Podda, Giovanni Pulvirenti, Carmelo Musumeci dhe Giuliano Fortini i shënuan golat për Italinë. 

Kosova realizoi tre gola, me Ramadan Alajn që shënoi dy herë, ndërsa një gol tjetër u shënua nga Fitim Krasniqi. 

Menjëherë më 10 nëntor, Kosova e luan ndeshjen kthyese ndaj Italisë, ndërsa e mbyll këtë kampanjë kualifikuese më 24 shkurt ku e pret Gjeorgjinë. 

Vetëm fituesit e 12 grupeve sa janë gjithsej dhe katër më të mirat e vendeve të dyta bëjnë vend për në “Elite Round”. Tetë përfaqësueset e tjera të vendeve të dyta do ta kërkojnë kualifikimin tutje nëpërmjet plejofit. Vetëm katër prej tyre avancojnë po ashtu në raundin e fundit të kualifikimeve. 

Italia i prin grupit me gjashtë pikë. Kosova ka tri pikë në vendin e dytë, kurse Gjerogjia është në pozitën e fundit pa pikë.