Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Policia inicion rast ndaj një 19-vjeçari, pa patentë shoferë drejtoi veturën me shpejtësi 170 km/h në zonë urbane

333

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe ka iniciuar një kundërvajtje për gjykatë ndaj një 19-vjeçari, i cili kishte drejtuar në zonë urbane në Ferizaj veturën me shpejtësi 170 km/h. 19-vjeçari kishte xhiruar videon duke drejtuar veturën, ndërsa është konstatuar se nuk kishte patentë shoferë. Në zonën ku drejtoi veturën me shpejtësi 170 km/h kufizimi ishte 40 km/h.

“Policët e stacionit policor në Ferizaj kanë identifikuar një person, i cili në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj, është evidentuar përmes videoinçizimit, duke drejtuar një veturë të tipit BMË, me targa vendore, me shpejtësi prej 170 km/h, në një zonë të banuar, ku kufizimi ishte 40 km/h, të cilën kundërvajtje e kishte publikuar në rrjetet sociale. Gjatë verifikimeve policore është konstatuar se drejtuesi i veturës R.T (19 vjeç) nuk posedonte patentë shoferi. Ai ka pranuar se ishte personi që drejtonte veturën në momentin e inçizimit. Ndaj tij policia ka ndërmarrë veprimet përkatëse ligjore dhe ka iniciuar një kundervajtje për gjykatë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.