Italiani Kimi Antonelli ka shkruar histori duke u bërë kampioni më i ri në Formula 1. 20-vjeçari siguroi titullin e kampionit të F1 pasi përfundoi i tretë të dielën në garën e Shpërblimit të Madh të Meksikës.
Rekordin si më i riu që fitoi titullin e F1 e mbante më herët Sebastian Vettel. Ishte shpallur kampion me 23 vjet e 133 ditë në vitin 2010. Antonelli siguroi titullin me 20 vjet e 68 ditë.
Dy gara pa përfunduar stinori piloti i Mercedesit, Antonelli i ka 365 pikë, ndërsa shoku i tij i skuadrës George Russell është i dyti me 242 pikë.
Pas këtij suksesi historik, emocionet ishin të mëdha për pilotin e ri italian, i cili në një intervistë me ish-kampionin e botës, Nico Rosberg, nuk e fshehu mirënjohjen dhe emocionet për arritjen e jashtëzakonshme.
“Pa Mercedesin dhe pa familjen time, nuk do të isha këtu. Jam pa fjalë. Po përpiqem ende ta përpunoj atë që ndodhi”, u shpreh Antonelli.
Edhe
Formula 1, Antonelli fiton në Austin, për titull duhet të presë ende
I pyetur nga Rosberg se si ndihet të ndajë podiumin me dy kampionë të shumtë të botës, Max Verstappen dhe Lewis Hamilton, italiani u përgjigj me emocion: “Të ndash këtë podium me Max dhe Lewis është vërtet e jashtëzakonshme".
Garën në Meksikë e fitoi Max Verstappeni i Red Bullit, ndërsa i dyti doli Lewis Hamilton i Ferrarit.