Kimi Antonelli e ka fituar garën Grand Prix të Formula 1, që u mbajt të dielën në Monza të Italisë.
20-vjeçari Antonelli, që garon për skuderinë e Mercedesit, e fitoi garën dramatike me George Russellin e Mercedesit dhe Max Verstappenin e Red Bullit.
Russell përfundoi i dyti, ndërsa Verstappen i treti.
Antonelli u bë italiani i parë që e fiton garën në shtëpi, që prej vitit 1966. Italiani i fundit ishte ngasësi Ludovico Scarfiotti.
Ishte fitore e jashtëzakonshme e Antonellit, marrë për bazë pozitën fillestare. Ai u nis nga pozita e 19-të, ndërsa triumfoi në njërën prej garave më interesante të sezonit në Formula 1.
Antonelli forcohet edhe më shumë në krye të renditjes së ngasësve. Italiani tani i ka 267 pikë, 66 më shumë se shoku i skuadrës, Russell. Lewis Hamiltoni mbetet i treti me 191 pikë.