Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite ndryshimi i Buxhetit dhe projektligji për Byronë

kuvendi i kosoves - 28 shtator

Foto: Arkiv

Foto: Driton Paçarada

Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të rregullt plenare. 

Në rend dite, përveç deklarimeve të deputetëve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare të deputetëve për anëtarët e kabinetit qeveritar, është edhe shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026. 

Gjithashtu deputetët në rend dite kanë edhe shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Byronë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme si dhe votimin e propozimit të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.

Seanca pritet të nisë në orën 10:00. 
 

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.    Pyetjet parlamentare,
4.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
5.    Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
6.    Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.