Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Palokaj: Porosia e BE-së për Serbinë, e shpejtë dhe e pazakontë

Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, Augustin Palokaj, e ka quajtur të shpejtë reagimin e Bashkimit Evropian për Serbinë, pas zgjedhjeve atje. Sipas tij, kjo mund të ketë ndodhur për shkak të mbështetjes që i kanë dhënë ish-presidentit serb Aleksandër Vuçiq. 

BE-ja ka porositur të martën qeverinë e ardhshme të Serbisë se nga ajo pritet sjellje konstruktive në dialogun për normalizimin e raporteve me Kosovën, përfshirë zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri më tash. 

Palokaj ka theksuar se mesazhi i BE-së për Beogradin ka qenë se pavarësisht ndryshimeve atje, obligimet e Serbisë nuk ndryshojnë. 

“Ishte reagim shumë i shpejtë, i pazakontë, sepse zakonisht liderët e BE-së presin rezultatet zyrtare. Por ndoshta pse e kanë mbështetur aq shumë Vuçiqin e kanë parë të nevojshme tu urojnë fituesve të zgjedhjeve menjëherë. Porosia e sotme kishte të bëjë me obligimet e Serbisë karshi Kosovës, ka pasur shumë hamendësime e pyetje në Serbi e rajon se si do sillet qeveria e ardhshme, ndërsa nga Lista Studentore shpesh është thënë se nuk do e njohin Kosovën, e konsiderojnë pjesë të Serbisë”, ka thënë ai. 

Përmes një zëdhënësi BE-ja ka thënë se në këtë moment është herët të spekulohet rreth ndryshimeve të mundshme të pozicionit të Serbisë në dialog.