Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Liverpooli e eliminon Chelsean në Kupën EFL

Liverpool

Liverpooli e ka eliminuar Chelsean në 1/8 e finales së Kupës EFL. 

“Të kuqtë” fituan 6:5 pas ekzekutimit të penalltive të mërkurën mbrëma në “Anfield”, në derbin e zjarrtë me “blutë”. 

Edhe golat në kohën e rregullt që përfundoi 1:1 u shënuan nga penalltia. 

Morgan Rodgers realizoi për Chelsean në minutën e 40-të, ndërsa vetëm tre minuta më vonë, shënoi Cody Gakpo për Liverpoolin. 

Alexis Mac Allister, Alexander Isak, Gakpo, Florian Wirtz, Bradley Barcola dhe Joe Gomez realizuan për Liverpoolin, ndërsa dështuan Kostas Tsimikas dhe Rayan Gravenberch. 
Pedro Neto, Rogers, Romeo Lavia, Jordan Henderson dhe Levi Colwill shënuan për Chelsean. Dështuan Valentin Barco, Emmanuel Emegha dhe Wesley Fofana.