Bayern Munichu ka avancuar në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë pas fitores 6:1 ndaj Magdeburgut të Bundesligës 2.
Te bavarezët nuk luajti fituesi i “Topit të Artë”, Harry Kane.
Por, vendësit nuk patën telashe për fitoren e thellë të mërkurën mbrëma.
Michael Olise shënoi dy gola, ndërsa në fitore me nga një gol kontribuuan Ismael Saibari, Alphonso Davies, Nathaniel Broën dhe David Daiber.
Mateusz Zukowski e shënoi golin e vetëm për mysafirët.
Leverkuseni e eliminoi Nurnbergun 5:2, kurse Kaiserslauterni fitoi 2:0 në udhëtim te Hannoveri.