Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich, nuk ka gabuar të dielën ndaj Elversbergut të promovuar këtë vit në elitën gjermane të futbollit.
Bavarezët ndeshjen e xhiros së tretë e fituan në udhëtim 2:1, ndaj skuadrës që befasoi me dy fitore rresht në fillim të edicionit.
Lennart Karl në minutën e 26-të i dha epërsinë Bayernit, ndërsa zëvendësuesi Maurice Krattenmacher, i barazoi shifrat për vendësit në minutën e 61-të.
Ishte sulmuesi anglez, Harry Kane, që ia siguroi pikët e plota Bayernit.
Kapiteni i Anglisë realizoi në minutën e 72-të për fitoren e vështirë por të vlefshme, 2:1.
Bayerni i ka shtatë pikë pas tri ndeshjeve, dy më pak se Freiburgu e Dortmundi që kryesojnë.
Elversbergu mbetet me gjashtë pikë.