Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni e fiton Kupën e Gjermanisë

Bayern Munchen

Bayern Muncheni e ka fituar Kupën e Gjermanisë.

Bayerni të shtunën mbrëma e mposhti në finale Stuttgartin me rezultatin bindës 3:0.

Harry Kane shkëlqeu me “hat-trick”. Kane golin e parë e shënoi në minutën e 55-të.

Kapiteni i Anglisë golin e dytë e realizoi në minutën e 80-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 92-të.

32-vjeçari e mbyll edicionin 2025/26 me 61 gola të shënuar dhe shtatë asistime në 51 ndeshje të luajtura.

Edhe Bayerni siguron finalen e Kupës së Gjermanisë Futboll Bayerni siguron finalen e Kupës së Gjermanisë

Bavarezët e kanë fituar edhe titullin e kampionit në Bundesligë.

Për Bayernin është trofeu i 21-të i fituar i Kupës së Gjermanisë.