Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni e shkatërron Stuttgartin, Kane me “hat-trick”

Bayern Munchen

Bayern Muncheni ka shënuar tjetër fitore në Bundesligën gjermane.

Bayerni fitoi thellë 5:0 ndaj Stuttgartit në udhëtim në kuadër të javës së 13-të të elitës së futbollit gjerman.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në fitoren e bavarezëve shkëlqeu sulmuesi anglez, Harry Kane, duke realizuar “hat-trick”.

Konrad Laimer e hapi serinë e golave në minutën e 11-të. Golin e dytë e shënoi Kane në minutën e 66-të. Për 3:0 realizoi Josip Stanisiq në minutën e 78-të.

Kapiteni i Anglisë, Kane, në minutën e 82-të dhe të 88-të i shënoi dy golat e fundit duke e kompletuar “hat-trickun”.

32-vjeçari Kane është duke shkëlqyer këtë edicion te kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayerni. Ka 28 gola në 22 paraqitje në të gjitha garat. Krahas 28 golave ka kontribuar edhe me tri asistime.

Bayerni vazhdon të jetë lider me 37 pikë. Stuttgarti është lartë në tabelë me 22 pikë.