Kapiteni i Anglisë, Harry Kane, shënoi dy gola për Bayernin të mërkurën mbrëma. Por goli i dytë personal vendosi takimin ndaj Wehenit, që garon në Bundesliga 3 të Gjermanisë. Ai e shënoi golin e fitores në minutën e 84-t për t’ia siguruar Bayernit fitoren 3:2.
Golin e parë e shënoi nga penalltia në minutën e 16-të, ndërsa golin e dytë për gjigantin gjerman e realizoi Michael Olise në minutë ne 51-të.
Pas dy golave të parë, ekipi pak i njohur gjerman i shënoi Bayernit dy gola për barazimin 2:2. Golin për 2:1 e shënoi në minutën e 64-t, kurse të barazimit 2:2 e shënoi në minutën e 69-të. Por Kane me golin e realizuar në minutën e 94-t nuk e la Bayernin të turpërohet.
Bayerni ka avancuar tutje për Kupë të Gjermanisë pas fitores së arritur me shumë vështirësi.