Bayern Munichu ka kaluar në 1/8 e finales së Kupës së Gjermanisë, pas fitores 4:1 në udhëtim te Kolni.
Ragnar Ache kaloi vendësit në epërsi të mërkurën mbrëma me golin e minutës së 31-të.
Por ishin shënimet e Luis Diazit, Harry Kanet dy herë dhe Michael Olises, që përmbysën rezultatin.
Bayerni në formë prin edhe në Bundesligë me 24 pikë në tetë ndeshje.