Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Bayerni siguron finalen e Kupës së Gjermanisë

Bayern

Bayern Munichu e ka siguruar finalen e Kupës së Gjermanisë me golat e shënuar nga Harry Kane dhe Luis Diaz.  

Në gjysmëfinalen e zhvilluar të mërkurën mbrëma, Bayerni fitoi 2:0 në udhëtim te Bayer Leverkuseni. 
Kapiteni i Anglisë, Kane, shënoi fillimisht në minutën e 22-të. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Kanen ishte goli i 52-të në këtë sezon. Më pas, Diaz realizoi në minutën e 93-të për rezultatin përfundimtar. 

Në finalen e 23 majit në Berlin, Bayerni do të luajë me fituesin e ndeshjes Stuttgart – Freiburg. Ky ballafaqim luhet të enjten mbrëma. 

Bayerni në vikendin e kaluar e fitoi edhe titullin në elitën gjermane.