KOHA.net

Στηρίξτε το TIME. Διαφυλάξτε την αλήθεια.
ποδόσφαιρο

Η Μπάγερν δεν κάνει λάθος απέναντι στον Έλβερσμπεργκ

Χάρι Καν

Kampioni në fuqi i Gjermanisë, Bayern Munich, nuk ka gabuar të dielën ndaj Elversbergut të promovuar këtë vit në elitën gjermane të futbollit. 

Bavarezët ndeshjen e xhiros së tretë e fituan në udhëtim 2:1, ndaj skuadrës që befasoi me dy fitore rresht në fillim të edicionit.

Lennart Karl në minutën e 26-të i dha epërsinë Bayernit, ndërsa zëvendësuesi Maurice Krattenmacher, i barazoi shifrat për vendësit në minutën e 61-të. 

Ishte sulmuesi anglez, Harry Kane, që ia siguroi pikët e plota Bayernit. 

Kapiteni i Anglisë realizoi në minutën e 72-të për fitoren e vështirë por të vlefshme, 2:1. 

Bayerni i ka shtatë pikë pas tri ndeshjeve,  dy më pak se Freiburgu e Dortmundi që kryesojnë. 

Elversbergu mbetet me gjashtë pikë.