Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sporte të tjera

F1, Norrisi e fiton garën në Holandë

F1

Lando Norris e ka mposhtur Kimi Antonellin e Mercedesit me një strategji mjeshtërore të skuderisë McLaren. 

Britaniku Norris e ka fituar garën Grand Prix të Formula 1 të mbajtur të dielën në Holandë. 

Gara nisi me kaos. Max Verstappeni i Red Bullit u përplas me shpejtësi të lartë në fund të xhiros së parë. 

Pas vazhdimit të garës, Antonelli e mori epërsinë ndaj Norrisit, por pas dy ndalesave Norrisi krijoi epërsi ndaj Antonellit dhe e fitoi garën. Antonelli përfundoi i dyti. 

Lewis Hamiltoni, ngasësi i skuderisë së Ferrarit, ishte në epërsi për pjesën më të madhe të garës, por edhe ai gaboi në ndalesat në “pit-stop”. 

Hamiltoni e përfundoi garën në pozitën e katërt, ndërsa podiumin e kompletoi shoku i tij i skuadrës, George Russell. 

Edhe LM, volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë Sporte të tjera LM, volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë

Ky rezultat ka bërë që Antonelli të mbetet lider me 59 pikë para Russellit. 

Russell dhe Hamilton kanë pikë të njëjta, por dallimi është se Hamiltoni e ka vetëm një fitore e Russell dy. 

Norrisi pas fitores së dytë rresht në këtë edicion, i afrohet kreut të renditjes  në 83 pikë.