Lando Norris e ka mposhtur Kimi Antonellin e Mercedesit me një strategji mjeshtërore të skuderisë McLaren.
Britaniku Norris e ka fituar garën Grand Prix të Formula 1 të mbajtur të dielën në Holandë.
Gara nisi me kaos. Max Verstappeni i Red Bullit u përplas me shpejtësi të lartë në fund të xhiros së parë.
Pas vazhdimit të garës, Antonelli e mori epërsinë ndaj Norrisit, por pas dy ndalesave Norrisi krijoi epërsi ndaj Antonellit dhe e fitoi garën. Antonelli përfundoi i dyti.
Lewis Hamiltoni, ngasësi i skuderisë së Ferrarit, ishte në epërsi për pjesën më të madhe të garës, por edhe ai gaboi në ndalesat në “pit-stop”.
Hamiltoni e përfundoi garën në pozitën e katërt, ndërsa podiumin e kompletoi shoku i tij i skuadrës, George Russell.
επίσης
Οι παίκτες βόλεϊ του LM και του Κοσόβου υπέστησαν άλλη μια ήττα
Ky rezultat ka bërë që Antonelli të mbetet lider me 59 pikë para Russellit.
Russell dhe Hamilton kanë pikë të njëjta, por dallimi është se Hamiltoni e ka vetëm një fitore e Russell dy.
Norrisi pas fitores së dytë rresht në këtë edicion, i afrohet kreut të renditjes në 83 pikë.