Sonte në “Express” ju sjellim materiale nga ngjarje të ndryshe të artit e kulturës në vend. Pianisti Pawel Kowalski ka sjellë në Prishtinë koncertin recital ku ka bashkuar romantizmin klasik, muzikën filmike e frymën moderne muzikore të vendit të tij. Në qendër të recitalit qe muzika e Chopin, kompozitori që konsiderohet simbol i identitetit muzikor polak. Pianisti, me recitalin në Prishtinë, shpalosi shpirtin polak të muzikës në piano.
Po ashtu ju sjellim materiale nga skena ndërkombëtare. Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Cannes të martën hap dyert për maratonën e këtij edicioni që zgjat 12 ditë. Po sot atje arrin edhe ekipi i filmit “Dua”, nën regji të Blerta Bashollit. Po ashtu, sonte mbahet gjysmëfinalja e parë e Festivalit të këngës “Eurovision”, që sivjet po e shënon edicionin e 70-të në qytetin austriak, Vjenë.
Nuk mungojnë as storjet nga showbizzi me protagonistë yjet si, Ben Affleck e Matt Damon, Sacha Baron Cogen dhe të tjerë.
Mos e humbisni edicionin e ri të “Expressit”, sonte në ora 18:00!
-
Kowalski rrëfen shpirtin polak të muzikës në piano
-
Poeti i pianos thur me tinguj vargjet e rrëfimit të përkryer, sonte në “Express”
-
“Chopini në Vjenë” e fut Prishtinën në teatrin e viteve 1800
-
“Chopin në Vjenë” i sjell Prishtinës frymën e 1800-s, sonte në “Express”
-
Rrëfimi polak në Prishtinë me finesë tingujsh romantikë e modernë