Personi i armatosur i cili dyshohet se vrau gjashtë persona në Krakov ka vdekur në spital, kanë bërë të ditur autoritetet polake.
24-vjecari, i cili sipas raporteve zyrtare deri më tash ishte i inspiruar nga ideologjitë e ekstremit të djathtë, ishte plagosur pasi kishte hapur zjarr në qendër të Krakovit, qyteti i dytë më i madh në Poloni.
Policët e armatosur kanë shkuar me shpejtësi në vendin e ngjarjes duke gjuajtur me armë në drejtim të të dyshuarit, i cili u qëllua për më pak se tre minuta pasi filloi sulmin, duke parandaluar kështu një masakër ende më të madhe, ka thënë Policia.
Policia e Krakovit ka bërë të ditur se i dyshuari ka vdekur mëngjesin e së hënës.
Menjëherë pas të shtënave, Policia ka identifikuar sulmuesin, një 24-vjeçar nga Polonia, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Në orët e para të sulmit, ministri i Brendshëm ka thënë se hetimet e para çojnë në dyshimet se ai ishte i inspiruar na ideologjitë e ekstremit të djathtë. Ministri gjithashtu e përshkroi atë si një “ultranacionalist” pa dhënë të tjera detaje.
Gjashtë persona, katër gra dhe dy burra, janë konfirmuar të vrarë në sulm.
Edhe
Krejt çfarë dihet deri më tani për sulmin në Krakov ku u vranë gjashtë persona
Dega e Prokurorit Kombëtar të Polonisë në Krakov, ka deklaruar të dielën se sulmi masiv me armë zjarri në qendër të qytetit të shtunën, përbën vepër terroriste.
Dega ka shtuar se po hetohet edhe vdekja e tre personave të tjerë në Ostrowiec Świętokrzyski, një qytet rreth 190 kilometra në veri të Krakovit, duke theksuar se “provat tregojnë se të njëjtat akte janë kryer nga i njëjti person”.
Tre trupa të tjerë janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit. Policia ka thënë e ata janë identifikuar si prindërit dhe motra e 25-vjeçarit.
-
Sulmuesi që vrau 6 persona në Krakov në gjendje kritike, u frymëzua nga ideologjitë e ekstremit të djathtë
-
Prokuroria polake e cilëson “vepër terroriste” sulmin në Krakov
-
Policia polake vazhdon hetimet për sulmin e armatosur që la gjashtë të vdekur
-
Në shtëpinë e të dyshuarit për sulmin në Krakov gjenden edhe tre trupa të pajetë