Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Sulmuesi që vrau 6 persona në Krakov në gjendje kritike, u frymëzua nga ideologjitë e ekstremit të djathtë

Krakov

Sulmuesi që vrau gjashtë persona në Krakov të Polonisë dyshohet se ishte i frymëzuar nga ideologjitë e ekstremit të djathtë, ka deklaruar ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwinski.

Sipas tij, i dyshuari 25-vjeçar, shtetas polak, kishte pikëpamje radikale dhe mund të ketë marrë armët nga shtëpia e familjes së tij. Për këtë arsye, policia kundër terrorizmit është duke kryer kontrolle në banesën e tij.

Kierwinski ka thënë se i dyshuari ndodhet në gjendje kritike në spital, pasi u qëllua nga policia gjatë ndërhyrjes për ta ndaluar. Autoritetet po hetojnë rrethanat dhe motivet e sulmit.

Nga të shtënat mbetën të vrarë gjashtë persona, ndërsa rreth 15 të tjerë u plagosën, përfshirë dy policoë. Sipas raportimeve, njëri nga policët është në gjendje të rëndë.

Lexo përditësimet tjera
Krakov

Gjashtë të vrarë nga të shtënat në Krakov, i dyshuari ishte i veshur me rroba të stilit ushtarak

Gjashtë persona, katër gra dhe dy burra, janë vrarë nga të shtënat me armë zjarri në...