Manchester City ka pësuar tjetër disfatë në Premier Leaguen angleze.
City është mposhtur të shtunën mbrëma nga Nottingham Foresti në udhëtim me rezultatin 3:1.
Për Cityn ishte disfata e tretë radhazi në kampionat.
Cunha e kaloi në epërsi Nottinghamin në minutën e gjashtë. Liam Delap i dyfishoi shifrat në minutën e 18-të.
City e ngushtoi rezultatin në 2:1 në minutën e 52-të me golin që e realizoi Rayan Cherki.
Delap shënoi sërish për rezultatin përfundimtar 3:1 në minutën e 73-të.
Për Nottinghamin ishte fitorja e parë, pas pesë ndeshjeve.
City ka 21 pikë dhe është lartë në tabelë. Nottinghami ka nëntë pikë dhe renditet në pjesën e poshtme të tabelës.