Policia polake po vazhdon hetimet pasi gjashtë persona u vranë nga një sulm me armë zjarri në qytetin Krakov të shtunën.
Kreu i forcës policore të Polonisë, Marek Boron, ka thënë se 16 persona të tjerë janë plagosur, përfshirë dy oficerë policie, pesë shtetas të huaj dhe i dyshuari për sulmin.
Disa orë pas sulmit, kryeministri polak Donald Tusk, ka thënë se tre trupa të tjerë janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit, e cila po vazhdon të kontrollohet.
Policia thotë se trupat e gjetur në shtëpi janë identifikuar si të prindërve dhe motrës së të dyshuarit.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Polonisë e ka përshkruar të dyshuarin, një shtetas polak 25-vjeçar, si të frymëzuar nga ideologjitë e ekstremit të djathtë.
Policia ka thënë se ai përdori “armë ushtarake” në sulm.