Kryesia e Kuvendit sot do të mbajë mbledhje në të cilën pritet të caktojë seancën e radhës plenare.
Në rendin e ditës të cilin pritet ta miratojë Kryesia është edhe interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike, për të cilën raportoi KOHA para dy javëve.
Shoqata e Pacientëve me Kancer të Gjirit, “Renesansa”, njoftoi se pacientja humbi betejën me kancerin, pasi për katër muaj mbeti pa këtë medikament.
Ndërkohë në rend dite në seancë që pritet ta caktojë Kryesia është edhe mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Në seancën që pritet ta caktojë Kryesia janë edhe deklarimet jashtë rendit të ditës të deputetëve si dhe pyetjet parlamentare.
Mbledhja e Kryesisë do të mbahet në orën 11:00.
-
Vitia thirret në interpelancë për vdekjen e pacientes me kancer
-
Ymeri kritikon Vitinë për mungesën e barnave në Onkologji
-
Deputetët e pushtetit s’pranojnë që ministri Vitia të ftohet për raportim në Komision
-
Seanca e ardhshme e Kuvendit të enjten nga ora 12:00
-
Seanca e Kuvendit nis me solidarizim me gratë me kancer të gjirit