Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ymeri kritikon Vitinë për mungesën e barnave në Onkologji

Janina Ymeri

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, e ka kritikuar ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për keqmenaxhim në shëndetësi. Ajo ka përmendur rastin e gruas e cila vdiq nga kanceri dhe që për rreth 4 muajt e fundit kishte mbetur pa terapinë Palbociclib për shkak të mungesës së tij në Onkologji. 

Ymeri ka thënë se përparimi i sëmundjes së saj mund të ishte ngadalësuar po qe se do të kishte ilaçin. 

“Ka pas me u ngadalësu përparimi sëmundjes e në mungesë të hapit nuk është bërë.... Ministër...nuk e di qysh flen natën kur dikush në gjoks e ka kancerin e ju e rregulloni mindilin. Mbi 42 për qind janë rritë rastet e reja me tumor... Krejt kjo ka ndodhë shumicën e kohës që keni qenë ju. Me këtë plan efikas nuk kish mujt me kanë as plani i armikut për zhdukjen e këtij populli”, ka thënë ajo në Kuvend. 
 

Lexo përditësimet tjera
Dhjetë ligje në një seancë

Kuvendi sot mban seancë plenare

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të rregullt parlamentare, e...