Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kuvendi sot mban seancë plenare

Dhjetë ligje në një seancë

Foto: Driton Paçarada

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen në një seancë të rregullt parlamentare, e cila pritet të nisë në orën 10:00. 

Në rend dita përveç deklarimeve jashtë rendit të ditës si dhe pyetjeve parlamentare, është edhe formimi i komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy anëtarë nga komuniteti shqiptar, një anëtar nga komuniteti serb dhe një anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës. 

Gjithashtu në rend dite është edhe votimi i propozimit të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare. 

Rendi i ditës:

1.    Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

2.    Deklarimet jashtë rendit të ditës,

3.    Pyetjet parlamentare,

4.    Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë nga komuniteti shqiptar, një (1) anëtar nga komuniteti serb dhe një (1) anëtar nga komunitetet jo shumicë në Bordin e Radiotelevizionit të Kosovës,

5.    Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.